Dibër, shpaloset flamuri më i madh kombëtar

Dita e enjte e ka veshur Dibrën nga koka në këmbë kuq e zi, një flamur gjigant, mijëra të tjerë të vegjël dhe një statujë e madhe “100 vjet”.

Flamuri gjigant shqiptar është shpalosur dje në Dibër, ky flamur është përgatitur muaj me radhë nga i riu dibran Rinor Sllova, i cili me shumë dashuri ka punuar për këtë vepër kolosale. Flamuri me gjerësi 100 metra dhe lartësi prej 25 metra është shpalosur para qindra qytetarëve në një ndërtesë në Dibër.

Përveç kësaj, tifozat Sokolat së bashku me shumë qytetarë të tjerë dibranë kanë kontribuar për të krijuar një statujë të tipit si NEWBORN por kësaj radhe me mbishkrimin “100 vjet”.

Atmosfera festive kishte shumë ditë që e kaplonte Dibrën, pothuajse nuk kishte familje që nuk kishte ngritur flamurin kuq e zi për të shënuar secili në shtëpinë dhe në formën e tij këtë jubile të madh- 100 vjetorin e pavarësisë dhe të flamurit kombëtar.

E gjithë kjo festë u kurorëzua me “veshjen” e pëlhurës me përmasa gjigante dhe më pas me një koncert ku performuan Sajmir Shehu dhe Jericho.

Dibra tregoi edhe një herë zemrën e saj të madhe shqiptare, të përmbledhura këtu të gjitha fitoret, vuajtjet, gëzimet, vajtimet, mallin dhe dashurinë e madhe për mëmën Shqiptari!/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button