Përfundon numërimi në Korçë dhe Kukës, zgjedhjet marrin epilogun përfundimtar

Sipas të dhënave të shpallura në web-in e KQZ në ora 22.30 dhe analizës së Portalb.

Në Korçë rezultati përfundimtar është 7-5 në favor të së majtës, ndërsa ka qenë 6-6 në vitin 2009.

Në Kukës rezultati përfundimtar është 2-2, nga 3-1 në favor të demokratëve në 2009.
Në Berat dhe Gjirokastër ngelet edhe një kuti pa numëruar, ndërsa në Vlorë edhe 3. Qarqet tjera mbeten diçka më pas, 174 kuti pa numëruar kanë ngelur në Tiranë.

Në total janë numëruar 5152 kuti, apo 93,54%
E Majta deri tani ka 926 563 apo 58,21% të votave
E djathta ka 628 751, ose 39,50 të votave%
FRD 27 065 vota, ose 1,70%
Aleanca Kuq e Zi 9329 vota, ose 0,59%

E majta edhe më tej ka 84 mandate (70 për PS dhe 14 për LSI)
E djathta ka 56 mandate (52 janë për PD, 3 për PDIU dhe 1 për Partinë Republikane).

****************************************************************************************

Kur kanë ngelur vetëm edhe dy kuti për t’u numëruar në qarkun e Kukësit, socialistët kanë arritur të marrin edhe një mandat. Rezultati PS-PD në Kukës, këtë bastion të fundit demokrat, tanimë është 2-2.

Deri në ora 14:00 janë numëruar 81,19% të kutive. Ka mbaruar numërimi në qarkun e Dibrës ku rezultati përfundimtar është 3-3, kthesë nga viti 2009 kur demokratët fituan 4-2.

Në vendet tjera rezultati ngelet i njëjtë. Sipas numërimit të deritanishëm:

Koalicioni i majtë – 904 605 vota, 58,07%
Koalicioni i djathte – 549 722 vota, ose 39,68%
FRD 23 210 vota, 1,68%
Aleanca Kuq e Zi 7985 vota, ose 0,58% të votave

Përbërja e parlamentit:

E majta 84 deputetë (70 për PS, 14 për LSI)
E djathta 56 deputetë (52 për PD, 3 për PDIU, 1 për PR)

************************************************************************************

Deri në ora 9:15 sipas KQZ janë numëruar 4075 kuti, ose 74% e tyre.

Numërimi po i afrohet fundit në disa qarqe. Në Dibër ka mbetur vetëm një kuti për numërim, në Korçë edhe 6 dhe Kukës vetëm edhe 13 kuti. Më pas ka ngelur Tirana, ku ngelin edhe 600 kuti për numërim.

Në Tiranë ka ndodhur një kthesë e vogël, rezultati nga 19-13 për të majtët është ulur në 18-14. Në vendet tjera rezultati ka ngelur i njëjtë.

Ja edhe rezultatet:
Koalicioni i majte – 731 837 vota, 58,16% të votave
Koalicioni i djathte – 498 355 vota, 39,60% të votave
FRD 21093 vota, 1,68%
Aleanca Kuq e Zi 7036 vota, ose 0,56% të votave

Përbërja e parlamentit:

E majta 83 deputete (69 për PS, 14 për LSI)
E djathta 57 deputete (53 për PD, 3 për PDIU, 1 për PR)

******************************************************************************

PS rikthen mandatin në Shkodër
Sipas KQZ janë numëruar 48,75% të kutive. Nuk ka ndryshime në numrin e mandateve të koalicioneve.

E Majta vazhdon të kryesojë me 488 468 vota, ose 58,76%
E djathta ka 325 877 vota, ose 39,20%
FRD ka 12 729 vota, ose 1,53%
Aleanca Kuq e Zi 4273 vota, ose 0,51%

Numri i deputetëve ngelet i pandryshuar në garën e koalicioneve, por tanimë ka rikthyer mandatin nga aleatja e saj PKDSH.

E majta vazhdon të ketë 84 mandate (70 për PS dhe 14 për LSI)
E djathta ka 56 mandate, nga të cilat 52 janë për PD, 3 për PDIU dhe 1 për Partinë Republikane.

FRD dhe Aleanca Kuq e Zi vazhdojnë të ngelen pa mandate.

*********************************************************************************************

Garë e fortë brenda koalicioneve, PS i merr LSI-së një deputet në Elbasan, humb një në Shkodër nga PKDSH.

Sipas KQZ janë numëruar 37,20% të kutive

E Majta vazhdon të kryesojë me 373 244 vota, ose 58,74%
E djathta ka 249 618 vota, ose 39,28%
FRD ka 9439 vota, ose 1,49%
Aleanca Kuq e Zi 3152 vota, ose 0,5%

Numri i deputetëve ngelet i pandryshuar në garën e koalicioneve, por tanimë ka ndryshim brenda koalicionit të majtë. PS i merr një deputet LSI-së në Elbasan, ndërsa e humb një në Shkodër nga aleati i saj PKDSH.

E majta momentalisht vazhdon të ketë 84 mandate (69 për PS, 14 për LSI, 1 për PKDSH)
Te e djathta situata ngelet e pandryshuar. Ajo momentalisht ka 56 mandate, nga të cilat 52 janë për PD, 3 për PDIU dhe 1 për Partinë Republikane.

Bamir Topit momentalisht i mungojnë afër 600 vota për t’u bërë deputet nga qarku i Tiranës.

***********************************************************************************
Sipas të dhënave të shpallura në web-in e KQZ në ora 15:15 dhe analizës së Portalb.

Janë përpunuar gjithsej 1309 nga 5508 kuti, ose 23,77% e rezultateve.

Koalicioni i majtë ka 231 001 vota, ose 57,88% të votave
Koalicioni i djathtë ka 160 023 vota, ose 40,10% të votave
FRD 6074 vota, ose 1,52% të votave
Aleanca Kuq e Zi 1976 vota, ose 0,50% të votave

Përbërja e parlamentit tani për tani mbetet e pandryshuar:

E majta 84 deputete (69 për PS, 15 për LSI)
E djathta 56 deputete (52 për PD, 3 për PDIU, 1 për PR)

*****************************************************************************
Janë përpunuar gjithsej 1124 nga 5508 kuti votuese, ose 20,41% e rezultateve.
Sipas këtyre rezultateve:

Koalicioni i majtë ka 197625 vota, ose 58,01% të votave
Koalicioni i djathtë ka 136780 vota, ose 40,15% të votave
FRD-ja e Bamir Topit 4704 vota, ose 1,38% të votave
Aleanca Kuq e Zi 1560 vota, ose 0,46% të votave
Sipas rezultateve të deritashme, koalicioni i majtë ka fituar 84 deputetë, ndërsa i djathti 56 deputetë.
Të ndara në parti:
PS – 69 deputetë
LSI – 15 deputetë
PD – 52 deputetë
PDIU – 3 deputetë
PR – 1 deputet
/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button