Cila ngjyrë të shkon më shumë?

Shpesh na ndodh të kemi vështirësi për të kuptuar se cila ngjyrë na shkon më shumë duke pasur parasysh karakteristikat e lëkurës, fytyrës, ngjyrës së syve apo flokëve.

Ja disa këshilla të vlefshme për ju:

Je tip mesdhetar me lëkurë të errët? E gjelbra smerald është ngjyra e duhur për ty. Do të biesh menjëherë në sy dhe do të shpërndash energji pozitive dhe vitalitet.

Nëse ke lëkurë të bardhë dhe flokët bionde, ngjyra e zeza është zgjedhja perfekte. Është ngjyra e përsosur për të nxjerrë në pah fytyrën. Nëse sytë i ke të kaltër atëherë zgjidh një grim natyral. Por nëse je bionde me sy të errët, atëherë lyeji shumë, citon balkanweb.

Je flokë kuqe me lëkurë të bardhë? Ngjyrat që të shkojnë më shumë janë e gjelbra, e kaltër e errët, ngjyra kafe dhe e bardha. Kujdes, ngjyra e kuqe ose portokalli, nuk bëjnë për ty.

Keni flokë gështenjë dhe sy të gjelbër? Lëkurë jo shumë e bardhë? Roza antike do të ishte një zgjedhje shumë e mirë. Ngjyrat romantike ju bëjnë më femërore.

Ju keni tipare mesdhetare me flokë të errët e sy kafe? Provo të kuqen rubin. Zgjidh një grim stil i viteve ’50-të dhe do të jesh e mrekullueshme.

Flokë të zinj dhe lëkurë të bardhë? Atëherë zgjidh ngjyra të forta, si dhe nuanca të ndërmjetme, po kaq të fortë bëj dhe grimin. Do të dukesh një yll.

Lajme të ngjashme

Back to top button