Fyle: S’ka “import” të problemeve bilaterale në BE

Evrokomisari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle deklaroi se BE-ja është më e fuqishme nëse krahas integrimit të brendshëm pranohet edhe anëtarësimi i vendeve të reja, ndërsa në Bashkimin nuk guxon të importohen problem bilaterale të vendeve kandidate dhe se ato doemos të zgjidhen para firmosjes së marrëveshjes për anëtarësim, deklaroi Fyle në debatin për Politikat dhe kriteret për zgjerim dhe strategji të BE-së.

“Zgjerimi nuk është që të futen probleme të hapura bilaterale në Bashkimin Evropian. Doemos duhet të jemi të sigurtë se problemet e pazgjidhura bilaterale nuk do të jenë mina të cilat do shpërthejnë gjatë procedurës së anëtarësimit të vendeve të reja anëtare, theksoi evrokomisari.

Evrokomisari thekson se ai është i gatshëm me të gjitha mjetet, përmes negociatave, arbitrazhit, përdorimit të Gjykatës së Hagës, që të zgjidhen këto çështje bilaterale paralelisht me procesin e negociatave për anëtarësim. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button