Kosovë, sot pritet të përfundon procesi i rinumërimit

Procesi i rinumërimit të rreth një mijë e 400 vendvotimeve pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme.

Valmir Elezi, zyrtar i KQZ-së për Informim, gjatë ditës së djeshme ka thënë për Klan Kosova se  kanë mbetur edhe 100 vendvotime për t’u rinumëruar dhe se ky proces pritet të përmbyllet deri të dielën.

“Në përgjithësi, numri i vendvotimeve që janë rinumëruar nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani është: 1307 vendvotime apo 92.89 për-qind”.

“Kanë mbetur edhe 100 vendvotime për t’u rinumëruar dhe ky proces pritet të përmbyllet deri nesër, e diele”.

Procesi i rinumërimit ka filluar pasditen e 13 nëntorit. Mesatarja e vendvotimeve të rinumëruara brenda një dite pune, prej orës 08:00 deri në mesnatë, ishte rreth 130.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button