Amazon ka paditur Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Kompania Amazon ka ngritur një padi kundër Departamentit amerikan të Mbrojtjes. Ankesa, e paraqitur të premten në një gjykatë federale amerikane, kundërshton vendimin e Departamentit të Mbrojtjes për dhënien e një kontrate informatike prej 10 miliardë dollarësh Mikrosoftit. Amazon kishte pritur të merrte kontratën për modernizimin dixhital të Pentagonit, njofton Zëri i Amerikës.

Në gusht, megjithatë, Presidenti Donald Trump publikisht hodhi dyshime nëse Amazonit duhet t’i jepej kontrata.

Jeff Bezos është Drejtori i Përgjithshëm i Amazon. Ai është gjithashtu pronari i gazetës The Washington Post, kritike ndaj Trumpit dhe administratës së tij.

Presidenti Trump e ka quajtur gazetën pjesë të “mediave të rreme të lajmeve”.

Javën e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha se kontrata ishte dhënë në mënyrë të drejtë dhe me paanëshmëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button