Nikoliq shkarkon ambasadorin serb në Maqedoni

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq e ka shkarkuar nga detyra ambasadorin serb në Maqedoni Tomislav Djurin.

Vendimi për revokimin e Gjurinit, ashtu siç transmetoi Radiotelevizioni Serbia, është shpallur në numrin e nëntorit të “Gazetës zyrtare”. 

“Revokohet Tomislav Djurin nga detyra ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotëfuqishëm i Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë”, theksohet në dekretin e presidentit serb Nikoliq. 

Nuk ka informata për arsyet e revokimit të ambasadorit Djurin dhe se kush do ta zëvendësojë. Në ambasadën e Serbisë në Shkup konfirmuan se ambasadori i tanishëm shkon nga detyra, por thonë se nuk kanë informata të mëtutjeshme. 

Djurin ndërkaq, nuk jep deklaratë për mediat me arsyetimin se nuk është më ambasador. Tomislav Gjurin e kryente  detyrën e ambasadorit në Republikën e Maqedonisë nga janari i vitit 2010.

Lajme të ngjashme

Back to top button