Arrestohet një mashtruese në Kumanovë

Policia ngriti kallëzim penal kundër tridhjetë e pesë vjeçares K.T nga Kumanova për mashtrim. 

E akuzuara ngarkohet për akuzën se dy herë ka marrë 1.650 euro nga Z.J (55) duke i premtuar se djalin e saj do ta punësojë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në kallëzimin theksohet se K.T  një pjesë të parave, 750 euro, i ka marrë në dhjetor të vitit 2010, para se të parashtrohen dokumentet, gjoja, t’ia jep mikut të vet të komisionit. Pjesën tjetër të parave diku 900 euro K.T i mori sivjet. Personit Z.J  i tregoi se gjithçka është rregulluar dhe se djali i saj është në listën e policëve të pranuar.

Por pasi që u shpallën emrat e kandidatëve dhe kuptoi se është mashtrim, Z.J e lajmëroi rastin në polici. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button