Sivjet do të mbillen 3.2 milionë fidane

Në Maqedoni sot po zhvillohen aksioni i dhjetë me radhë “Dita e Drurit – mbill të ardhmen tënde”, ku po mbillen 3,2 milion fidane në një hapësirë prej 803 hektarësh. 

Nga kjo hapësirë, 574 hektarë do të jenë hapësira të reja, 131 hektarë hapësira që do të korrigjohen dhe 98 hapësira të përfshira më parë nga zjarret. 

Përveç këtij aktiviteti tradicional, Ndërmarrja aksionare “Pyjet e Maqedonisë” deri në fund të vitit do të mbjellë edhe rreth 2 milion fidane. 

Qeveria e Maqedonisë ditën e sotme e ka shpallur ditë jopune për të gjithë qytetarët e vendit, e cila do të punohet ditën e shtunë. Në këtë aktivitet edhe sot do të jenë të përfshirë kori diplomatik në vend.

Nga viti 2008 deri në 2011 janë mbjellur mbi 30 milion drunj në 12 mijë hektarë tokë dhe male. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button