KQZ përcakton sot shpërndarjen e mandateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton sot shpërndarjen e numrit të mandateve në zonat zgjedhore për zgjedhjet e qershorit të 2013.

Në këtë mbledhje është parashikuar “shqyrtimi i Projekt-vendimit: “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, të vitit 2013”.

Sipas materialeve të mbledhjes, Tirana do të jetë qarku me numrin më të madh të deputetëve, plot 33 mandate, i ndjekur pas nga Durrësi dhe Elbasani me 14 deputetë, Vlora me 14 dhe Korça dhe Shkodra me 11 deputetë. Kukësi do të jetë qarku me më pak deputetë, vetëm katër të tillë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button