Kur pensionoheni, në cilën moshë?

Ardhja e gjeneratës “Baby boom” në pension të moshës, nxitë debatin brenda shoqërisë. Ky fenomen sfidon përfaqësuesit e shtetit, partnerët socialë dhe veçanërisht sistemin e pensioneve të moshës. Në të vërtetë, këto sisteme janë krijuar për të garantuar një jetë të mirë për ata që kanë kontribuar gjatë jetës së punës dhe për të luftuar kundër varfërimit të pensionistëve.

Konstatimi aktual është se, përballë ndryshimeve sociale dhe ekonomike, sistemet e pensioneve të moshës po përpiqen të sigurojnë pensione të përshtatshme. Kështu që për t’i bërë këto sisteme më të zbatueshme duke ruajtur rolin themelor të skemave të pensioneve publike, ato duhet të konsolidohen përmes skemave private.

Për më tepër, për të mundësuar që sistemet e pensioneve të moshës të përmbushin misionin e tyre, është thelbësore që të bëhet një analizë persipikase e këtyre të fundit duke marrë parasysh elementët demografikë (lindja, vdekshmëria, jetëgjatësia) ekonomike (rritja ekonomike, PBB, indeksimi) dhe politike (zgjidhen midis modelit liberal social dhe modelit të tregut të ekonomisë ose modelit të rrugës së tretë).

Një pyetje tjetër që lind është nëse mosha e pensionit mund të sjellë ekuilibrin në favor të pensioneve adekuate. Aktualisht, ka një ndryshim të konceptit në nivelin e shteteve kombëtare sa i përket moshës së pensionit, ato rrisin moshën e pensionit, e cila është një masë më pak e popullarizuar për pensionistët. Aktualisht, vërehet se pensioni përcaktohet vetëm nga mosha ligjore dhe numri i viteve të kontributeve të personit.

Sidoqoftë, ne vlerësojmë se pensionimi duhet të varet gjithashtu nga shëndeti i personit, kushtet e punës dhe dëshira për të qëndruar në tregun e punës ose largimin i tij! Për shembull, të lejosh njerëzit (gra ose burra) dhe veçanërisht gratë që dëshirojnë të ndjekin një karrierë në profesion të qëndrojnë më gjatë në tregun e punës do të ishte një mundësi për të kapur.

Si rezultat, mund të konsiderohet se pensionimi varet nga shumë faktorë. Kështu, në një mjedis të ndryshueshëm të sigurimeve shoqërore, të shkuarit në pension duhet përfshi peshimin e disa parametrave sociale-ekonomike. Për këtë arsye, do të ishte e mençur të bëhej një trajtim ’’rast pas rasti’’ i kërkesave për pension, duke mos marrë parasysh vetëm moshën legale të pensionit, por edhe parametrat e lartpërmendur. Përndryshe, ky koncept ‘’ rast pas rasti’’që shfaqet në horizont  do të ndihmojë që të ketë pensione të përshtatshme për secilin dhe secilën.

Shkruan: Abdulah Ahmedi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button