Titani, superkompjuteri më i shpejtë në botë

Në listën e re të superkompjuterëve më të shpejtë në botë në pozitën e parë ka arritur sistemi Titan i Cray i vendosur në Oak Ridge National Laboratory në SHBA.

Sistemi i cili vihet në lëvizje nga procesorët grafikë të nVidias dhe procesorët klasikë të AMD-së është shpallur më i shpejti superkompjuter në botë me performansa prej 17,52 petaflopsë. Në pozitën e dytë gjendet lideri i deritashëm, sistemi Sequoia i IBM-së i vendosur në Lawrence Livermore National Laboratory në SHBA, me performanca prej 16,32 petaflopsë.

I treti është K computer i Fujitsu i vendosur në RIKEN Advanced Institute for Computational Science në Japoni, kurse pozitën e katër e mban sistemi Blue Gene/Q i IBM, i cili quhet Mira dhe është i vendosur në Argonne National Laboratory në SHBA, kurse pozitën e pestë e mban po ashtu një sistem i IBM-së, Blue Gene/Q me emrin Juqueen që gjendet në qendrën hulumtuese Forschungszentrum Juelich në Gjermani.

Në listën e 500 superkompjuterëve më të shpejtë botërorë gjenden 62 sisteme të cilat kombinojnë procesorët grafikë dhe klasikë, dhe edhe pse procesorët e AMD-së shfrytëzohen në superkompjuterin më të shpejtë, procesorët e Intelit janë bindshëm më të popullarizuarit, përkatësisht shfrytëzohen në 76 për qind të sistemeve që gjenden në mesin e 500 të parëve.

Më shumë informata si dhe listën e plotë të superkompjtuerëve më të shpejtë në botë mund ta gjeni në adresën e Top 500 – http://www.top500.org/blog/lists/2012/11/press-release./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button