Prej nesër Shkupi vishet kuq e zi (Foto)

Prej nesër Shkupi të vishet në kuq e zi dhe në çdo shtëpi shqiptare të valojë flamuri kombëtarë, është kjo porosia e përbashkët e katër kryetarëve të komunave shqiptare të Shkupit, Izet Mexhiti i Çairit, Bastri Bajrami i Haraçinës, Fati Iseni i Studeniçanit dhe Bekim Murati i Sarajit të cilët prej sot filluan nismën për shpërndarje të flamujve kombëtarë në çdo shtëpi, me qëllim që siç thanë të vishet Shkupi në kuq e zi, kështu duke valuar flamuri në çdo shtëpi anë e kënd vendit.

‘Jemi këtu për të shënuar fillimin e projektit çdo shtëpi me flamur kombëtar, dhe deri tani ka qenë traditë që këtu tek ne gjatë ndërtimit të shtëpive të valon flamuri kombëtarë, sot meqë jemi në prag të 100 vjetorit, jemi këtu gjithë kryetarët e komunave shqiptare, dhe të ndihojmë këtë process që të sigurohet flamur kombëtarë në çdo familje e çdo shtëpi, ndërsa poashtu prej nesër përveç familjeve që do të kenë flamuj, edhe në komunë edhe në rrugët kryesore e bulevarde do të jenë shenjat kombëtare, flamujt kombëtar të cilat Shkupin do e bëjnë të frymon shqip, të frymon kuq e zi, njejtë si Vlora, Tirana dhe gjitha qytetet tjera shqiptare’ tha Izet Mexhiti, kryetar i Komunës Çair.

Ndryshe, ky projekt është donacion i disa biznesmenëve shqiptar nga Shkupi, tha kreu i Çairit, Mexhiti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button