Sot në Kuvend shqyrtohet propozim-buxheti i RM-së

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për punë dhe politikë sociale, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisioni ligjdhënës-juridik. 

Komisioni për financim dhe buxhet sot do të fillojë me shqyrtimin e Propozimit të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013. 

Njëkohësisht, sot pritet të shqyrtohen edhe 400 amandamentet për Propozim Buxhetin për vitin 2013 të dorëzuara nga ana e deputetëve të partisë opozitare RDK. Deputetët e kësaj partie Izet Zeqiri dhe Flamure Demiri Kreci deklaruan se me këto amendamente kanë për qëllim marrjen e “hises” shqiptare në buxhetin e vitit të ardhshëm, në pjesën e investimeve kapitale.

Në rend dite të Komisionit për punë dhe politikë sociale është debati i amendamentit për Propozimin e ligjit për të drejtat e veçanta të ish-pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, sipas procedurës së shkurtuar, i propozuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. 

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisionit ligjdhënës-juridik do ta shqyrtojnë iniciativën e qytetarëve me propozimin-ligjin për plotësim të Ligjit për mjedisin jetësor./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button