Vizbegu, ishull golgote në kohën e Shkupit 2014 (FOTO)

Lagjja Vizbeg e cila gjendet hiç më larg se tre katër kilometra nga qendra e Shkupit, ende ballafaqohet me problemet elementare.

Kjo lagje është e banuar kryesisht me shqiptarë, ndërsa në bazë të ndarjes së fundit territoriale graviton në dy komuna atë të Shutkës dhe Butelit. 

Rrugë të pa asfaltuara, baltë gjithandej, pa kanalizim, pa shkollë fillore, pa linjë direkte autobusi, kjo është pasqyra e kësaj lagje në mes kryeqytetit.

Edhe përskaj premtimeve të shumta të cilat banorët e kësaj ane i marrin kryesisht gjatë fushatave parazgjedhore, fotografit të cilat i realizoi Portalb.mk flasin se këtu asnjëherë, asgjë nuk është bërë.

Shkollë fillore me mësim në gjuhën shqipe premtohen mos më shumë, bile 5 vitet e fundit rregullisht, edhe pse në vepër kjo nuk shihet askund. Që të shkojnë në shkollë, fëmijët e kësaj lagje duhet të ecin 20-30 minuta në këmbë, nëpër baltë, shi e borë për të arritur tek shkolla ’26 Korriku’ që gjendet në hyrje të lagjes Shutkë, shkollë kjo të cilën e ndajnë me nxënësit e etnitetit rom.

Po ashtu, mungon edhe linja direkt e autobusit urban, banorët e kësaj ane o duhet ta presin autobusin me numër 18 i cili është me orar të caktuar, dhe me të cilin sigurisht se nuk do të arrijnë të kryejnë gjitha obligimet ditore, o të ecin në këmbë deri në Shutkë, respektivisht tek stacioni i autobusit me numër 19 dhe 20 tek Burgu i Shutkës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button