Studentët i japin shpirt Strugës

Është një fakt i padiskutueshëm që Struga gjatë verës shndërrohet në një qytet që me bollëk të ofron një jetë nate të larmishme ku pothuajse e gjithë estrada mbarshqiptare performon në lokalet e këtushme dhe  vetvetiu ajo merr tiparet e një atraksioni për rininë shqiptare nga vendi, si dhe për turistët nga rajoni dhe më gjerë.

Por, tashmë kjo situatë po ndryshon për mirë edhe gjatë dimrit pohojnë pronarët e lokaleve, të cilët sqarojnë se kanë rritur xhiron dhe po punojnë mirë edhe gjatë kësaj stine. Ata këtë ndryshim pozitiv e lidhin me faktin se Struga gradualisht është shndërruar në qytet universitar, gjë  që  ka dhënë impakt edhe në jetën e natës në qytet, sepse tanimë protagonist të jetës së natës janë studentët e shumtë që studiojnë në Strugë nga vendi dhe rajoni .

Dikur pronarët e bareve dhe lokaleve sezonin e dimrit e konsideronin si periudhën më të paleverdishme në aspektin e fitimit dhe punonin me iden që gjatë verës ti rikuperonin këto humbje tregon Naser Iljazi menaxheri i “Victoria Cafe Bar’’.

Ndërkohë pas disperzimit të  degëve të USHT-së në Strugë, dhe hapjes së disa universiteteve private, lokalet, sipas tij kanë filluar t’ia shohin hajrin frekuentimit  nga studentët dhe të punojnë pa humbje edhe gjatë dimrit. 

”Padyshim që një efekt pozitiv në këtë aspekt kanë dhënë studentët të cilët kanë ngjallur jetën e natës në Strugë duke  e bërë  atë një qytet me jetë nate mjaft interesante si në verë ashtu dhe në dimër. Nëse më herët ishin të rralla organizimet e mbrëmjeve rinore, tashmë cdo fundjavë kemi organizime të ndryshme me mjaft sukses “përfundon Naser Iljazi menaxheri i “Victoria Cafe Bar”në Strugë. 

Në tre drejtimet e disperzuara Ekonomi-Biznes,Ekologji dhe Gjuhë gjermane në USHT-në e Strugës studiojnë afërsisht rreth gjashtëqind student nga Struga dhe qytetet e tjera të vendit. Ndërkohë, nëse llogarisim edhe studentët që studiojnë në  UNS  dhe në  një universitet tjetër privat ,numri i atyre që kanë zgjedhur Strugën për të marr dije akademike i kalon në mijëra . Shndërrimi i Strugës në një qytet universitar dhe rritja permanente e numrit të tyre ka rezultuar pozitivisht për ekonomin lokale dhe ka gjeneruar të ardhura shtesë , dhe njëkohësisht i ka bërë atraktiv disa sektor të saj që më herët pothuajse ishin inekzistent . /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button