Clinton bisedoi në telefon me Ivanovin

Kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov mbrëmë është dëgjuar në linjë telefonike me sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton, me kërkesë të saj.

‘Partneriteti me Republikën e Maqedonisë për ne është shumë i rëndësishëm dhe jemi falënderues për shërbimin që e jipni për ISAF’ ka thënë sekretarja amerikane Clinton, kumton kabineti i kryetarit të shtetit Ivanov.

Në bisedë telefonike siç kumtojnë nga kabineti kryetarit kumtojnë se Klinton ka thënë se SHBA-të përkrahin zhbllokimin në EU integrimet.

‘Të gjithë duan tu shohin në NATO sa më shpejtë që është e mundur, dhe sinqerisht shpresojmë se shumë shpejtë do të hiqet  edhe pengesa e vetme që e keni dhe të gjendet zgjidhje e mundshme për problemin me emrin, ne jemi të gatshëm tu ndihmojmë’ i tha Clinton Ivanovit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button