Gjykata Supreme e RMV-së – institucion gjysmë i mbyllur për opinionin (infografik)

Gjykata Supreme e realizon vetëm gjysmën e indikatorëve, për qasshmëri, ndërgjegjshmëri, integritet dhe transparencë. Kështu tregon hulumtimi i ACTION SEE, i cili e ka matur nivelin e hapjes së institucioneve në vitet, 2016/17/18-të dhe në bazë të saj i ka caktuar indikatorët e lartpërmendur, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç mund të shihet në inforgrafikun e mëposhtëm, gjatë vitit 2016-të, Gjykata Supreme i ka plotësuar 55.61% të indikatorëve, në vitin 2017-të 55.00, ndërkaq në vitin 2018-të 57.09%.

Për më shumë shiheni infografkun:

ACTION SEE, i rekomandon Gjykatës Supreme që të kujdeset për obligimin ligjor për publikimin në kohë të aktgjykimeve.

Përndryshe, që nga marsi i vitit 2017-të, deri në shtatorin e vitit 2019-të, në krye të Supremes ka qëndruar, Jovo Vangellovski, i është kumbar i ish kreut të Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut, pasi e ka shqyrtuar raportin, e ka shkarkuar nga pozita e kryetarit të Gjykatës Supreme, Vangellovskin. Shkarkimi i tij erdhi pasi që ai ka kryer funksionin në mënyrë jo profesionale, bazuar kjo në rastin e mosparaburgimit të biznesmenit Sead Koçan në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Opinioni e dëgjoi Vangellovskin në bombat duke kurdisur një lëndë gjyqësore me ish-ministrin Mile Janakieski, pastaj në diskutimin e një zyrtari të qeverisë me   bashkëbisedues ku shpalosin momente komprometuese për të. Në një raport të veçantë e ka theksuar edhe prokurorja speciale Katica Janeva si gjykatës, kryetari i gjykatës më të lartë, i cili kryen ndikime partiake dhe direktiva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button