Trupat ruse dhe turke patrullojnë kufirin në pjesën verilindore të Sirisë

Trupat turke dhe ato ruse me automjete të blinduara zhvilluan të premten patrullimin e tyre të parë të përbashkët në terren në verilindje të Sirisë. Kjo është pjesë e një marrëveshje mes dy shteteve e cila detyroi milicinë kurde të largohet nga territori pranë kufirit turk.

Turqia dhe rebelët sirianë aleatë të tyre, nisën një ofensivë ndërkufitare më 9 tetor kundër milicisë kurde YPG, duke marrë kontrollin e 120 kilometrave përgjatë kufirit.

Javën e kaluar Ankaraja dhe Moska ranë dakord të largojnë milicinë kurde në një territor prej të paktën 30 kilometrash në brendësi të territorit sirian në pjesën jugore të kufirit. Rusia njoftoi Turqinë se YPG-ja është larguar nga kjo zonë.

Sipas pamjeve filmike të agjencisë Reuters të filmuara të premten automjete të blinduara turke qarkulluan përtej kufirit për t’u bashkuar me homologët e tyre rusë, transmeton VoA. Rreth katër orë më vonë ata u kthyen në Turqia.

Njësi tokësore dhe ajrore ushtarake janë përfshinë në patrullimin e kësaj zone të qytetit kufitar sirian të Darbasiya-it njoftoi në twitter ministria turke e Mbrojtjes që publikoi foto të ushtarëve tek studionin një hartë si dhe të katër automjeteve të blinduara.

Të mërkurën, Presidenti Tayip Erdogan tha që Turqia kishte informacione që YPG-ja, që Ankaraja e cilëson një grup terrorist nuk ishte tërhequr plotësisht.

Ndërkohë javën e kaluar sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper tha se SHBA-ja do të forcojnë praninë e saj ushtarake në Siri duke shtuar edhe mjete motorike për të parandaluar marrjen nën kontroll nga militantët e Shtetit Islamik të fushave të naftës dhe të ardhurave që vijnë prej tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button