Kuvendi i refuzoi amendamentet e BDI-së

Kuvendi nuk i ka pranuar 10 mijë amendamentet plotësuese që grupi parlamentar i BDI-së i dorëzoi sot për propozim ligjin e pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Maqedonisë, i njohur si ligji për branitellat.
  
Nga kabineti i kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski për TV 24 Vesti kanë thënë se me hapjen e diskutimit për këtë propozim ligj sot në Komisionin për çështje juridike-ligjvënëse edhe pse nuk kishte debat zyrtar por vetëm hapje formale, ndërpritet afati ligjor për të dorëzuar amendamente.

 Sipas po të njëjtit kabinet, për Ligjin e branitellave do të ketë vetëm 15 451 amendamente të cilat do të jenë të gatshme nesër për diskutimin në Komisionin punë dhe politikë sociale në Parlament./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button