Ja çfarë ju bën të shëmtuara në sytë e meshkujve

Grimi është aleati më i mirë i femrave dhe mund të jetë një mjet i fuqishëm i joshjes dhe rritjes së vetëbesimit për t’u përdorur në jetë, në punë dhe në marrëdhënien në çift. Por, përderisa ne femrat, mendojmë se janë disa mënyra të grimit që na zbukurojnë, ka meshkuj, që mendojnë të kundërtën, se ato na bëjnë të dukemi qesharake dhe deri edhe të shëmtuara në sytë e tyre. Prandaj, kujdes me…

Buzët shumë të kuqe

Buzët shumë të kuqe në përgjithësi i bëjnë përshtypje një mashkulli. Por duket të dini, se ai ndjen shumë bezdi, kur ato lënë gjurmë kudo, ndërsa e puthni, në kravatë, në jakën e këmishës, apo edhe në fytyrën e tij. Për një mashkull, buzët e kuqe, vetëm duhen parë, por aspak puthur.

Shumë laps të zi

Rimeli që na i kthen shumë qerpikët, gjithmonë është një aspekt i vlefshëm i grimit tonë të përditshëm, por kjo nuk vlen aspak për lapsin e zi, të cilin, kur vëmë në sasi të tepruar, shumë meshkuj e urrejnë. Kjo pasi i bën femrat të duken shumë të ngjyrosura.

Thonjtë gjithë ngjyra

Thonjtë e dekoruar me shumë ngjyra, janë pasioni i shumë femrave, por për meshkujt, kjo vlen të thuhet, vetëm kur ato janë njëngjyrëshe. Sepse kur bëhet fjalë për pikturimin që u bëhet shpesh atyre me shumë ngjyra, tek ata zgjon më shumë neveri.

Flokët e mbledhura

Femra, duhet të dini se meshkujt janë shumë të dhënë pas femrave me flokë të lëshuar, sidomos nëse ata janë të gjatë, qoftë edhe kaçurrelë. Por, nëse jeni me flokë të mbledhura, ata nuk ju kanë qejf aspak.

Flokët shumë të shkurtër

Nëse i keni flokët shumë të shkurtër, mendoni sesi mund t’i zgjasni ato, pasi të jeni të sigurta se partneri, ka për t’ju pëlqyer më shumë nëse i keni të gjata./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button