Zaevi ironizoi me ftesën për t’u bërë pjesë e Bashkimit Ekonomik Euro-aziatik

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev ka ironizuar me ftesën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Ekonomik Euro-aziatik (BEE), me çka e hodhi poshtë shqyrtimin e të njëjtës edhe nëse arrin në Qeverinë e RMV-së, transmeton Portalb.mk.

Deri tash ftesa nuk arritur në Qeveri, ndërkaq informatat ishin se atë e ka parashtruar përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Çiçov në Forumin Ekonomik Euro-aziatik që u mbajt në Verona të Italisë të premten e kaluar.

Zaevi tha se me siguri ka membranë mbrojtëse – mur rreth Qeverisë dhe vështirë të arrijë një thirrje e tillë.

“Me shumë gjasë ka një membranë mbrojtëse, mur rreth Qeverisë që vështirë të arrijë një thirrje e tillë. Kështu që as në mendje nuk më bie një punë e tillë. Nuk ka një ftesë të tillë dhe uroj që të mos arrijë”, tha Zaevi.

Përndryshe, BEE-ja ka ftuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që t’i bashkohen këtij grupimi. Thirrja është bërë nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Çiçov, gjatë Forumit Ekonomik Euro-aziatik në Verona, Itali të premten. Çiçovi ka shprehur “bindjen se shtetet që janë kandidate për anëtarësim në BE, dhe së fundmi janë vënë në akull nga Brukseli, mund të kenë më shumë benefite në BEE”.

I vetmi shtet evropian që merr pjesë në BEE është Bjellorusia, ndërkaq ftesa për anëtarësim të RMV-së dhe Shqipërisë vjen pasi Këshilli i BE-së nuk i dha datë për nisjen e negociatave anëtarësuese RMV-së dhe Shqipërisë në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button