BDI nuk rrezikon, rrit numrin e amendamenteve në 25.000

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dorëzuar edhe 10.000 amendamente për Propozim Ligjin për branitellat, duke çuar në 25.000 numrin e amendamenteve për këtë propozim ligj. Këtë e bëri të ditur sot zëdhënësi i kësaj partie Bujar Osmani. Nga BDI shprehin keqardhje që në këtë mënyrë do të bllokohen institucionet, por theksojnë se në interes të bllokimit të një ligji diskriminues do të përdorin këtë mundësi procedurale.

Seanca e Komisionit për punë dhe politikë sociale e planifikuar të fillojë sot, u anulua për kohë të pacaktuar. Anulimi vjen pasi që shërbimet e Kuvendit nuk kanë arritur që për kohë kaq të shkurtër të përkthejnë të gjitha amendamentet e BDI-së.
Nga BDI janë decid dhe të sigurtë se ky propozim ligj nuk do të kalon, dhe përsërisin se do të përdorin të gjitha mundësitë institucionale dhe procedurale që të parandalojë sjelljen e këtij ligji.

Edhe Rilindja Demokratike Kombëtare theksoi dje se ka përgatitur rreth 25 amendamente me të cilat prek përmbajtjen e ligjit dhe synon ndryshimin e karakterit të ligjit nga një ligj njënacional, në ligj ku do të përfshihen të gjitha palët e dëmtuara në konfliktin e vitit 2001.

Propozim ligjin për të drejtat e veçanta për pjesëtarët e forcave të sigurisë në konfliktin e vitit 2001, i njohur në opinion si Ligji për branitellat, u propozua nga grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së, ndërsa mbështetje për sjelljen e këtij propozim ligji ka deklaruar edhe LSDM opozitare, me çka partitë maqedonase synojnë sjelljen e këtij ligji në vijë etnike, duke mbivotuar partitë shqiptare./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button