Rishfaqet kisha në Kala, konfuzitet brenda në BDI!

Do të ketë ose jo kishë në Kalanë e Shkupit, kjo mbetet ende çështje e diskutueshme. 

Zyrtarë të BDI-së me qëndrime të ndara rreth tre Muzeve që ndërtohen në Kala. 

Derisa Behixhudin Shehapi deputet nga rradhët e BDI-së, pjesmarrës në grupin punues të projektit thotë se Muzeu i periudhës Mesjetare do të jetë në formë kishe, Artan Grubi shprehet decid, në Kala komfor marrëveshjes nuk guxon të ketë elemente fetare.

‘Si obligim drejtoria mori që në fillim të fillojnë punimet në shtëpinë e vjetër dardane-ilire, pastaj në kullën osmane, dhe në fund të vazhdojnë aktivitetet në objektin problematik por edhe objekti mesjetar që do të jetë në formë të kishës mesjetare, apo muze i artit mesjetar, duhet lartësia e tij të jetë ndër muret rrethore të kalasë, dhe çdo objekt tjetër që do të jetë, lartësia e tyre të jetë ndër muret e kalasë. Komfor marrëveshjes filluan aktivitetet fillestare me ekspertizë me hulumtime, me projektimin e projekteve, do të fillojë procesuimi në Ministrinë e Kulturës dhe kemi informata sivjet është miratuar projekti, ka kaluar të gjitha fazat fillestare të ekspertizës’ tha Shehapi’, tha Shehapi.

‘Nuk do të ketë asnjë objekt fetar në Kala, kjo është pika e parë e marrëveshjes. Midis BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së për kontestin në Kala u morrëm vesh të ndërtohen tre objekte dhe asnjëri nuk do të jetë objekt fetar, por objekte të cilat do të pasqyrojnë kulturat të cilat kanë kaluar nëpër Kala. Do të thotë, Muzeu i ashtëquajtur Kishë, do të shkurtohet për një kat, nuk do të duket mbi murret e Kalasë dhe nuk do të ketë asnjë element fetar. Objekti dardano-ilir do të ndërtohet mbi shtëpinë, themelet e të cilës janë gjetur aty. Edhe Muzeu i periudhës Osmane do të ndërtohet mbi themelet e një Xhamie që është gjetur aty’ tha Grubi.

Pasko Kuzman nuk ishte i kapshëm në telefon, pasi siç merret vesh ai nuk do të jetë më drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore sepse ka dalë në pension.

Në objektin e periudhës osmane kanë filluar punimet, ndërsa projekti i shtëpisë dardane ilire është miratuar dhe me siguri ato aktivitete do të fillojnë në fillim të pranverës 2013 ka shkurti ose marsi, kështu që ka mesi i vitit do të rrumbullakosohen gjithandërtimet, premton Shehapi.

‘Është miratuar dhe ka kaluar të gjitha fazat e ekspertizës projekti i shtëpisë dardane, dhe në këtë drejtim nuk është bërë asgjë, pra kjo fazë prej 4-5 muaj, ka qenë vetëm fazë për përgatitjen dhe miratimin e projektit dhe kanë filluar aktivitetet ndërtimore paraprake në Kullën Osmane përkatësisht në xhaminë e periudhës osmane dhe shpresojmë se ky angazhim i Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në bashkëpunim me Qytetit të Shkupit do të përfundon vitin e ardhshëm’, tha Shehapi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button