NASA parashikon zhvendosjen e orbitës në hapësirë (VIDEO)

Orbita e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës mund të zhvendoset, për të shmangur një përplasje me mbeturinat e një sateliti amerikan të komunikimit.

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka thënë se një fragment nga sateliti pritet të vijë brenda rrezes së Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, gjatë të mërkurës dhe të enjtes.

NASA dhe ekspertët rusë janë duke diskutuar nëse duhet të përdorin njësi shtytëse për anijen e furnizimit të ankoruar në hapësirë, për ta ndryshuar kështu orbitën e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, po qe se mbeturinat paraqesin rrezik.

Një anije e re e furnizimit është nisur të mërkurën nga baza në Kazakistan.
Ajo mbante 2. 9 tonë furnizime, përfshirë oksigjen, karburante dhe ujë, si dhe fruta të freskëta dhe perime për gjashtë astronautët në bord.

Më poshtë mund të shihni videon e nisjes së anijes me furnizime nga baza në Kazakistan.

Lajme të ngjashme

Back to top button