“Halloween Party”, tre persona të therur me thikë në një kafeteri të Tetovës

Tre persona janë therur me thikë sonte në kafeterine Ali Baba afër objektit të vjetër të USHT-së në Tetovë mëson portali Shqipmedia lajmin. Nuk dihen autorët e ngjarjes ndërsa jozrytarisht mësohet se dy nga të plagosurit janë dërguar urgjentisht në Klinikën e Shkupit ndërsa njëri është ndaluar në spitalin e Tetovës.

Jozyrtarisht Shqipmedia.com mëson se të plagosurit janë: Bashkim Ceka dhe Ramadan dhe Nusret mbiemrat e të cilëve nuk arritëm ti mësojmë.
 

Sontë në Tetovë në shumë kafeteri festohet “Halloween” ndërsa edhe në kafeterine ku ka ndodhur incidenti ka pas organizim për “Halloween” kurse te plagosurit kanë qenë sigurim në kafeteri ndërsa janë sulmuar me thikë nga persona me maska.Policia ka dalë në teren dhe heton ngjarjen.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button