Organizatat rinore do të themelojnë këshillin rinor kombëtar

40-të organizata rinore, nga 25 deri më 28 tetor, morën pjesë në “Ditët e rrjetëzimit rinor” në Dojran, ngjarje e cila kishte për qëllim të sigurojë diskutime dhe konkludime për definimin e modelit të organizimit rinor kombëtar në Republikën e Maqedonisë.

Nëpërmjet diskutimeve plenare dhe grupeve të punës të udhëhequra nga ekspertë të Forumit Rinor Evropian, organizatat arritën konsensus për nevojën e formimit të Organizatës-ombrellë Rinore Kombëtare, dhe për bazat e definimit të rolit, modelit, strukturës, anëtarësisë dhe qëndrueshmërisë së këtij trupi.

Pjesëmarrësit e ngjarjes patën mundësi të njihen me modelet e këshillave rinore kombëtare të Lituanisë, Serbisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe vendeve tjera nga regjioni, me qëllim për t’i përdorur përvojat pozitive dhe më lehtë të realizojnë themelimin e organizatës-ombrellë rinore në Maqedoni.

Konkluzionet nga kjo ngjarje u prezantuan në sesionin plenar para përfaqësuesve të forumeve rinore të partive politike (PL, LD, DOM, VMRO-DPMNE dhe LSDM), deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesve të fondacioneve dhe donatorëve. Përgjatë kohës së diskutimeve, pjesë më e madhe e forumeve rinore të partive politike dhanë përkrahje të plotë për këtë proces dhe treguan interes për kyçje në punën dhe strukturën e Organizatës-ombrellë rinore kombëtare. Procesin e përkrahu dhe znj. Liljana Popovska, deputete e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Për definim detal të planit aksionar dhe mënyrën e organizimit të Kuvendit themelues të organizatës-ombrellë, pjesëmarrësit e ngjarjes formuan Këshillin Iniciues, në të cilin marrin pjesë 17 organizata: Qendra për dialog ndërkulturor – Kumanovë, The Scout Association of Macedonia, Federalistët e rinj evropian, Forumi rinor arsimor, H.E.R.A, Të rinjtë munden, Shoqata për zhvillim dhe aktivizëm “Aqua” – Strugë, Bëhu i gjelbër, Qendra Evropiane SN7 – Tetovë, Qendra kulturore e të rinjve – Manastir,  Reaktor – hulumtim në aksion, Këshilli rinor i vllehve të Maqedonisë, Aleanca rinore – Tetovë, Qendra e vullnetarëve – Shkup, Streets Festival – Kumanovë, Qendra për zhvillim dhe përparim të jetës publike – Tetovë dhe Qendra për edukim dhe zhvillim – Tearcë.

Këshilli iniciues në punën e tij do të përkrahet nga Forumi Rinor Evropian dhe iniciativa Republika Rinia, ndërsa për aktivitetet e tij do t’i informoj të gjithë organizatat rinore nga Maqedonia, institucionet, organizatat ndërkombëtare dhe publikun e gjerë. Ngjarja “Ditët e rrjetëzimit rinor” u përkrah nga Forumi Rinor Evropian dhe projekti i USAID-it për shoqëri civile. /republikamladi

Lajme të ngjashme

Back to top button