Iku beftas mjeshtri dhe zëëmbli i këngës pollogiane

(Shkrim përkujtimor me rastin e njëvjetorit të ikjes nga kjo jetë, këngëtari, Jusuf Dalifi – Cufa)

Jusuf Dalifi – Cufa, u lind në f.Neproshten me 25 mars të vitit 1974 në f. Neproshten, për t’u shuar më 19 tetor 2018. Ishte lëvrues dhe interpretues solid  i këngës folklorike, sidomos asaj tetovare – këtij visari të papërsëritshëm, kësaj kënge të trashëguar ndër breza e breza deri më ditët e sotme.

__________________

Dhe, ja tash e një vit, ndodhi ajo që askush nuk e priste… Kush e mendonte se mu në këtë moshë relativisht të re, do të ikte nga kjo botë njeriu, këngëtari, folkloristi dhe instrumentisti aq i përkushtuar, sidomos kur ishte në pyetje kënga me melos tetovar? Tetova sikur u mësua me zërin aq melankolik të tij, sa që papandehur, stilit të të kënduarit të këtij mekami i dha emrin “mekami i Cufës”. E, kush do të mendonte se mu ky zë do t’i mungonte kësaj treve?  Ai, rishtazi erdhi me këngë në buzë dhe iku duke mbetur një zë i gjallë i traditës së tabanit të këngës burimore pollogiane. U ngjit në majë dhe shndriti si meteor, pa arritur të shkëlqente dot në podet e nderimeve që i meritonte aq shumë, sa ç’shndriti me virtuozitetin e interpretimit të avazit të njohur tetovar. Të strallit të bifonisë. Iku pa pendim dhe pengje, sepse siç mëton edhe vetë: “Unë kam ba punën time si artist, institucionet përreth nesh e bëjnë të veten, ashtu si dine e mundin ato…”

Jusuf Dalifi – Cufa, u lind në f.Neproshten me 25 mars të vitit 1974 në f. Neproshten, për t’u shuar më 19 tetor 2018. Ishte lëvrues dhe interpretues solid  i këngës folklorike, sidomos asaj tetovare – këtij visari të papërsëritshëm, kësaj kënge të trashëguar ndër breza e breza deri më ditët e sotme.

Ky burrë shtatshkurtër e zëëmbël, i’u shqit intensivisht katër-pesë vite më parë jetës folklorike të Rrethit të Tetovës dhe jo vetëm. Ky entuziast i mirë u detyrua t’u “jepë këmbëve” për të rrugëtuar me frymë shenjtërie për nga amshimi. U fik si flaka e një qiriri prej taftit të errët të vdekjes që vjen dhe e merr, ndoshta në vrullin e viteve që ai diti dhe mundi t’i jetonte me këngë dhe aheng. Tetova dhe, gjithkund zëri i tij u kolovit në dallgët e ovacioneve dhe duartrokitjeve, ashtu si buketat e luleve kur u dedikohen më të dashurve që mund t’i kesh.

Jusuf Dalifi – Cufa

Në rrugëtimin e vet 30-vjeçar bashkë me këngën si argëtim e qejf të papërmbajtur, ai, që si fëmijë u bashkangjit në grupe entuziastësh, ku kultivohej e ruhej kënga e pastër foklorike. Kështu, si nxënës i shkollës fillore mirrte pjesë në shfaqje e koncerte për nxënës e prindë, kurse pak më vonë – në SH.K.A. “Vëllazërimi” të Sllatinës, me grupin folklorik të së cilës bashkëpunoi dhe veproi deri në fund të jetës së tij. Cufa gjatë gjithë jetës, më shumë i dha këngës sesa   mori nga ajo. Nuk u dha pas ndereve dhe privilegjeve. Bëri jetën e një njeriu të përkushtuar për familjen dhe shoqërinë – gjithnjë pa ankime dhe trazime, megjithëse rreth tij siç nuk i munguan njerëz që e vlerësuan talentin e tij, kishte dhe nga ata që mëtonin ta pengonin në ngjitjen e tij drejt afirmimit. Por ai nuk u dha, nuk e shteri zërin e tij të magjishëm, nuk e la atë shpirt artisti dorzan dredhive dhe smirës. Gjithqysh ai triumfoi.

Cufa  në kuadër të kësaj shoqërie që përmendëm, mori pjesë në shumë festivale e turne, madje edhe në aktivitete tjera që, për qëllim kishin kultivimin e këngës folklorike, si: “Sofra tetovare”, “Oda tetovare”, Emisioni: “Nga tradita” etj. Kështu, një javë para se të ikte nga kjo botë, inçizoi emisionin e fundit në programin folklorik të vëllezërve Sejdiu, dhe, për t’iu dorëzuar përfundimisht atakut fatal kardiak të 15 tetorit, i cili edhe i mori jetën, të cilën aq shumë e donte. E, ajo ditë e kobshme për vdekjen e tij, do të merr dhenë duke shkaktuar tek të gjithë ata që e njohën, kujtime  e përdëllime të përligjura me  lot e dënesje. E, Cufa ynë iku në një dimension tjetër, por këtu na la një thesar të majmë të repertoarit të tij me këngët, si: “Vejsh këmejshën diolene”, “Oj cauc’ e kataundit me çerpejk të zi”, “Udhës së Shullënit”, “Trauku bij-e nënës”, madje: “Ani, m’i kan’ thën…” “Ka poi  çojn’ k’to gjemt’ e ri” etj. I përndritur qoftë kujtimi për mikun tone Jusuf Dalifi – Cufa!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button