Armë pa leje në kufi, arrestohet shtetasi i Maqedonisë

Policia kufitrare në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë” të martën pasdite ka arrestuar 31-vjeçarin V.T. shtetas i Maqedonisë, nga fshati Kalishtë i Strugës.

Arsyeja për arrestimin e personit ka qenë se gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia shqiptare ka gjetur një pistoletë të tipit “Walther”, të cilin ai po e mbante pa leje. 

Sipas mediave në Shqipëri, duke iu referuar burimeve të policisë së shtetit shqiptar, arma e tipit “Walther” u gjet nën karrigen e shoferit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button