Dokumentar ‘Pse pavarësia nuk u shpall në Shkup por në Vlorë?’

Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, nxënësit e Shkollës së mesme ekonomike ‘Arseni Jovkov’ dhe Gjimnazit ‘Zef Lush Marku’ nga Shkupi, me përkrahje financiare nga Komuna e Çairit, po realizojnë një projekt të madh me temën ‘Pse pavarësia nuk u shpall në Shkup por në Vlorë’.

Bëhet fjalë për dokumentar të xhiruar në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, i cili do të prezantohet së shpejti, thotë Emine Haxhiu, kryetare e Unique Code, shkolla e mesme e ekonomise.

‘Krahas shumë aktiviteteve që do ta shënojnë këtë datë të lavdishme për gjithë kombin shqiptar, ‘Unique Code’ në bashkëpunim me unionin e nxënësve të ‘Zef Lush Markut’, është në përgatitje të një dokumentari të quajtur ‘Pse pavarësia nuk u shpall në Shkup por në Vlorë’
Për realizimin e këtij dokumentari është realizuar një udhëtim në qytetet e bukura dhe historike të Shqipërisë dhe Kosovës. Por përsëri vendqëndrimi i realizimit të dokumentarit tonë është Shkupi dhe shqyrtimi i problematikes se pse nuk u valua shqiponja ne Kala te Shkupit por ne Vlore? Në dokumentar i jepet një frymë origjinale historisë së lavdishme të popullit tonë dhe arritja e jonë nga Vlora në Shkup duke sjell një amanet, Flamurin ne Shkup aty nga u nis rruga e pavarësisë dhe çlirimit te popullit tonë’ tha Haxhiu.

‘Dokumentari i cili do të promovohet për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, krahas ritregimit historik të rrugës drejt ngritjes së flamurit do të shtjellohet edhe pyetja se ‘Pse flamuri nuk u ngrit në Shkup por në Vlorë’, pergjigjen e të cilës pak të rijnë të kohës tonë e dinë. Besohet që përmes dokumentarit të ofrohet një pasqyrë më e qartë e historisë sonë të lavdishme para gjeneratave të reja duke i aktivizuar nxënësit e shkollave të mesme të cilët janë vet pjesëmarrës në dokumentar’ tha Arta Rama kryetare e unionit të nxënësve të Gjimnazit ‘Zef Lush Marku’.

Dokumentari punohet nga ‘Arr Fiss Production’, si dhe ‘Klubi Elita’./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button