Vidhen 8.700 euro prej një shtëpie

Dëm prej rreth 8.700 euro pësoi L.R nga fshati Poroj i Tetovës pasi dje rreth orës 12 disa hajna dhunshëm hapën derën hyrëse të lokalit në përdhesën e shtëpisë s ëtij, informoi zëdhënësi i SPB-Tetovë Marjan Josifovski.

“Kryerësit u ngjitën në katin e parë dhe në dy dhomat e fjetjes vodhën 1.400 euro, stoli ari, orë dhe bizhuteri të llojllojshme. Me paratë dhe stolinë e vjedhur pa u vërejtur nga askush ata braktisën shtëpinë, sqaroi Josifovski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button