Gratë tona me të porsalindur e pa para!

Zemile K. nga Shkupi, është një ndër shumë ato nëna që për gjatë gjithë pushimit të lindjes ende nuk ka marrë asnjë rrogë nga Fondi për sigurim shëndetësor.

Ajo thotë se dokumentacionet i ka pregatitur që në muajin qershor, ndërsa sot e asaj dite nuk i është dhënë asnjë pagë mujore.

Por, fatkeqësia më e madhe është se kjo ndodh me secilën grua të punësuar, gjatë pushimit të lindjes.

“Unë pushimin e lindjes e kam hapur më 12.06.2012, ndërsa tani është 30.10.2012. Ende asnjë rrogë nuk më ka ardhur deri tash edhe nuk e di kur do të fillojnë me pagesat. Kjo paraqet vështirësi kuptohet, fati i mirë është se punon bashkëshorti im se përndryshe fëmija kërkon, janë gjëra që duhet patjetër t’ia mundësojmë, nuk e di si do t’ia dilnim. Nuk dihet kur do të fillojnë t’i refondojnë mjetet. Sa kam unë informata kjo procedurë do të zgjase shumë, edhe po të fillojnë thonë se nuk i lëshojnë të gjitha rrogat që kanë ngelur prapa po nga një pas çdo tre muajve, dhe kështu nga dy apo kështu me rradhë. Dhe kjo është në kundërshtim me thirrjet për shtimin e natalitetit dhe lindjen e më shumë fëmijëve. Çfarë duhet të bëjnë nënat me një rrogë, a mjaftojnë ato pak mjete që i ndan shteti për të rrit një fëmijë të shëndoshë’’ tha Zemile K.

Nga ana tjetër Drejtori i Fondit për Siguri Shëndetësore (FSSH) Xhemali Mehazi fajin për vonesat e rrogave e distancon nga institucioni të cilin udhëheq.

“Nuk është e vërtetë se rrogat vonohen me fajin e fondit. Të gjithë ata që i kanë dokumentet e rregullta maksimum do të thotë nëse mund të quhet vonesë tu ndodh deri në fund të muajit, tash bëjmë pagesën për muajin shtator për të gjithë ata që i kanë dokumentet  me rregull. Mirëpo ka shumë raste të vonesave kur punëdhënësi, gjegjësisht e punësuara apo e siguruara në firmën ku punon, nuk i kompleton dokumentacionet. Përqindja e rrogës se sa gruaja do të merr, nuk varet prej rrogës së fundit, por nxirret nje mesatare prej rrogave 6-12 muajt e fundit, mesatarja e rrogës i paguhet për pushim të lindjes’ tha Mehazi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button