Ademi ia dorëzoi Asanit akreditimin për programin e ciklit të dytë të studimeve të kulturologjisë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi vizitoi sot Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) ku drejtorit, Skender Asani ia ka dorëzuar vendimin për fillimin me punë të programit të ri studimor të ciklit të dytë – studime të kulturologjisë, përcjell Portalb.mk.

Në departamentet e reja bëjnë pjesë: Departamenti për edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit, Departamenti i trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, Departamenti i marrëdhënieve shqiptare – osmane, Departamenti i kulturës materiale, dhe Departamenti i Muzeologjisë. Në kuadër të këtij të fundit janë themeluar: Qendra Përkujtimore e Eksodit “Bllaca – 99” dhe Qendra e trashëgimisë së familjes Qiriazi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button