VV me ankesë në PZAP për mosnumërim e 4639 fletëvotimeve nga mërgata
Nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) bëjnë të ditur se kanë bërë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) lidhur me mosnumërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) të 4639 të dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga mërgata.
Këtë e bënë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Mbrëmë u numëruan 13 491 fletëvotime të votuesve nga mërgata. Presim që PZAP, të marrë vendim brenda afateve ligjore dhe të urdhëroj KQZ-në, shërbimin për votimin jashtë vendit, që pa vonesë të procedojë për numërim të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata jonë”.
“Arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë. Andaj ato fletëvotime duhet të numërohen”, shkruajnë nga VV-ja.