Ahmeti takon Merkon, e nominon për kandidat të Strugës?

Mbrëmë rreth orës 18 në një nga lokalet elitare të qytetit  të Strugës, ka ndodhur një takim ndërmjet liderit të BDI-së,Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, njëherësh dhe kryetar i degës së BDI –së në Strugë.Sipas dëshmitarëve okular, Ahmeti dhe Merko kanë  qëndruar për minuta të tëra bashkë, pa u shqetësuar nga askush gjatë bashkëbisedimit të tyre.

Ndërkohë, më vonë me ta në tavolin janë bashkuar edhe Artan Grubi shef i kabinetit të Ahmetit si dhe zv/ministri i Financave Nedim Ramizi. Kryetari i Komunës së Strugës,Ramiz Merko deri tani asnjëher nuk e ka fshehur ambicjen se do të kërkoj edhe një nominim nga partia e tij për të qeverisur me Strugën edhe në një mandat  tjetër për të cilin fjalën e fundit e ka lideri i BDI-së Ali Ahmeti. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button