Shkencëtaret e Harvardit: Hëna dikur ka qenë pjesë e Tokës

Dy shkencëtarët e Harvardit në studimin e ri sugjerojnë që Hëna dikur ka qenë pjesë e Tokës, e cila është ndarë nga ajo pas ndeshjes gjigante me një trup tjetër qiellor.

Në studimin e publikuar në revistën “Science”, Sarah Stewart dhe Matija Cuk thonë që teoria e tyre shpjegon se pse toka dhe hëna kanë përbërje të ngjashme.

Rotacioni  i tokës ishte shumë më i shpejtë në kohën e formimit të hënës, dhe dita ka zgjatur vetëm dy- tri orë, theksohet në studim. Me shpejtësinë e tillë të rrotullimit, goditja e madhe ka mundur të lansojë mjaft material të tokës për t’u formuar hëna, thonë këta shkencëtarë.

Sipas teorisë së tyre, toka më vonë ka arritur shpejtësinë e sotme të rrotullimit duke iu falënderuar ndërveprimit të gravitetit në mes orbitës së saj rreth diellit dhe orbitës së hënës rreth tokës.

Teoria e tyre është e kundërt nga teoria kryesore ekzistuese e cila thotë që Hëna është krijuar nga materiali i trupit gjigant që ka goditur tokën.

Stewart është profesoreshë e shkencave planetare në Harvard, ndërsa Cuk është astronome e Instituti SETI, organizatës joprofitabile për kryerjen e projekteve hulumtuese dhe arsimore që kanë të bëjnë me jetën jashtëtokësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button