LSDM sonte do të dridh Shkupin

LSDM sonte me fillim në orën 19:30 të mbrëmjes, do të mbajë mitingun mbarëpopullor të saj.

Mitingu do të mbahet në qendër të sheshit ‘Maqedonia’ ku gjendet edhe një numër i madh përmendoresh nga projekti ‘Shkupi 2014’.

Siç tha Andrej Petrov, pa marrë parasysh madhësinë e përmendoreve dhe rrethoreve të arta që njërën pas tjetrës po i radhitë kjo qeveri, sheshi i qytetit nuk është ekskluzivitet i VMRO-DPMNE-së, por i të gjithë qytetarëve.

Petrov, gjithashtu tha se në këtë miting do të ngrihet zëri kundër qeverisë dhe ku zyrtarisht do të promovohen kandidatët për kryetar komunash, për qytetin e Shkupit dhe komunat e Shkupit ndërsa e gjithë kjo, në kuadër të “Lidhja e së ardhmes”. Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve nga gjithë Maqedonia për të marrë pjesë në këtë miting, nga LSDM-ja njoftuan se janë në dispozicion të gjithë autobusët për të arritur në vendin e mitingut.  /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button