Microsoft prezanton Windows 8

Ai që e premtoi këtë ishte Steve Sinofski nga vetë kompania e Redmond View. Risite; Sinofski premtoi se sistemi i ri i operimit është më praktik në krahasim me paraardhesit, shumë herë më miqësor me aplikacionet dhe për më teper më teper i integruar edhe Windows Store, një perpjekje kjo e Microsoft për të hyre në këtë treg, të dominuar deri më tani nga Apple, Google dhe Amazon.

Po të enjten prezantohet edhe tableti Surface, produkti i ri që në disa vende ka dalë tashmë në shitje. Tableti i pershtatur me Windows 8 vlerësohet për hardware-in e tij, por lë për të deshiruar tek software-t. Në Times Square, Windows do të mbajë hapur 24 ore një dyqan për të testuar kureshtjen e klienteve për risite e tij.

Kjo shihet si pjesë e një fushate publicitare të pazakonte të ndërmarrë nga Microsoft pas muajsh të tërë pergatitjesh për të hyrë në treg me “gjithçka”…për të konkuruar gjithçka. Ajo që mbetet për t’u pare është radha neper dyqane, nëse do të jetë e gjatë po aq sa neper dyqanet e “Apple” apo jo. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button