Maqedonia dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje për IPA fondet

Maqedonia dhe Kosova do të nënshkruajnë sot në Shkup marrëveshje financiare për programin për bashkëpunim ndërkufitar IPA 2011 me vlerë prej 600 mijë euro.

Programi për bashkëpunim ndërkufitar IPA 2011 me Kosovën ka për qëllim promovimin e zhvillimit afatgjatë të rajoneve ndërkufitare me përkrahje të aktiviteteve të përbashkëta dhe projekteve ndërkufitare të cilat do të kenë ndikim mbi gjendjen sociale dhe ekonomike të popullatës, përmirësimin e menaxhimit të përbashkët dhe valorizimin e resurseve njerëzore, natyrore dhe kulturore, si dhe forcimin e imazhit dhe kohezionit të rajonit.

Përdoruesit e saj potencialë janë organizatat jofitimprurëse, autoritetet lokale dhe rajonale, asociacionet, fondacionet dhe odat ekonomike.

Për periudhën 2007-2013, BE-ja veçoi mbi 25 milionë euro për projektin e financimit të pesë programeve ndërkufitare midis Maqedonisë dhe Greqisë, Shqipërisë, Kosovës, Bullgarisë dhe vendeve anëtare të BE-së që marrin pjesë në Programin Juglindor Transnacional për Bashkëpunim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button