Shpërthim bombe në Damask, shtatë të vrarë

Televizioni shtetëror sirian raportoi se në pjesën e vjetër të kryeqytetit Damask ka ndodhur një eksplodim. Raportohet se bomba ka shpërthyer afër stacionit të policisë në lagjen Bab Touma, që është e banuar kryesisht nga pakica e krishterë.

Sipas raportit, të paktën 7 vetë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Eksplodimi ndodhi derisa i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe, Lakhdar Brahimi takohej me presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, në kuadër të përpjekjeve për të ndërmjetësuar një armëpushim në konfliktin në Siri, që po vazhdon për 18 muaj me radhë dhe është bërë gjithnjë e më i dhunshëm, transmeton Rel.

Vlerësohet se nga ky konflikt deri tash janë vrarë mbi 30 mijë njerëz./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button