Lutfi Haziri: LDK-ja fituese, si bllok opozitar kemi shënuar rezultat të thellë

Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, në një konferencë për media ka thënë me bindje se LDK-ja është fituese e zgjedhjeve, transmeton KlanKosova.

“Sipas mostrave që i kemi marrë nga Qendrat e Votimit dhe pas përpunimit të tyre nga ana e stafit profesional, LDK-ja është parti fituese e këtyre zgjedhjeve. LDK-ja është partia e parë në mbështetjen qytetare në këto zgjedhje dhe natyrisht, ne jemi të lumtur që si bllok opozitar kemi shënuar rezultat shumë të thellë”.

“Rezultatet tregojnë qartë që LDK-ja ka një përparësi dhe udhëheqje ndaj Vetëvendosjes si parti e dytë. Presim tash që  deri në 21:30 të kemi qartësi më të madhe se sa është dallimi mes neve dhe partisë së dytë”.

“Ne po shohim se disa parti po deklarohen herët dhe ta shpallin veten si fitues, por le të jenë të bindur që LDK-ja në këtë rezultat është e sigurt”.

“Ne po flasim sipas mostrave të para, ndërsa mostrat e dyta do të jenë shumë më të qarta dhe më të sigurta dhe flasin për një rezultat të mirë të LDK-së”.

“Është shumë e sigurt që LDK-ja një diferencë ndaj partisë dytë derisa ka një diferencë shumë të madhe me partinë e tretë”.

Haziri nuk ka dashur të flasë se nëse rezultatet zyrtare do ta nxjerrin LDK-në fituese me kë do të bëjnë një koalicion.

“Është një e vërtetë e madhe që opozita është fituese e madhe në këtë rast, derisa rikthimi i madh i LDK-së ka ndodhë. Kjo është një fakt – pas 12 vjetëve, LDK-ja kthehet si parti e parë në Republikë”.

“Ne do të vazhdojmë ta menaxhojmë procesin e numërimit të votave. Ndërtimi i institucioneve është proces i ri. Na lëni që të gëzohemi sonte, por natyrisht se me ata që kemi thënë jo mbetet jo”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button