Irak, rritet në 42 numri i të vdekurve gjatë protestave

Rritet në 42 numri personave të vdekur gjatë protestave antiqeveritare të zhvilluara tre ditët e fundit në Irak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet spitalore mësohet se në qytetin Nasiriyah ku janë përjetuar përleshje të ashpra mes forcave të sigurisë dhe protestuesve kanë humbur jetën të paktën 25 persona nga të cilët njëri prej tyre polic.

Me këtë është rritur në 42 numri i të vdekurve gjatë protestave të cilat vazhdojnë që prej 1 tetori.

Ndërkohë, gjatë protestave janë plagosur edhe rreth 2.500 persona.

Në kryeqytetin Bagdad dhe disa qytete në jug të vendit që nga 1 tetori e deri tani po zhvillohen protesta antiqeveritare, ku protestohet kundër “korrupsionit, papunësisë dhe mungesës së shërbimit publik”.

Për shkak të protestave krahas kryeqytetit Bagdad vazhdon ora policore e shpallur në qytetet Dhiqar (Nasiriyah), Maysan (Amara) dhe në Babil (Al-Hile).

Autoritetet irakiane për të kontrolluar protestat, dje ndërprenë lidhjen e internetit dhe qasjen kryesisht në platformat e rrjeteve sociale. Po ashtu përjetohen probleme të komunikimit edhe në rrjetet e telefonave lokale.

Protestat e ditëve të fundit janë përhapur me shpejtësi në qytetet jugore ku jetojnë intensivisht popullatë shiite.

Në objektivin e protestuesve ndodhet edhe organizata Hashdi Shabi e cila u formua si forcë paramilitare në Irak dhe më pas u bë njësi zyrtare e sigurisë nën çatinë e ministrisë së mbrojtjes.

Protestuesit gjithashtu kanë djegur zyrat e Hashdi Shabi që ndodhen në qytetet Najaf dhe Amarah.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button