Ish-të burgosurit, Kollçaku: Do digjem po s’më lanë të hyj në grevë

Ish-të përndjekurit politikë kanë hyrë sot në ditën e 30-të të grevës së urisë, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila ka urdhëruar ndërprerjen e grevës.

Ata nuk pranojnë të lëvizin nga tendat e grevës, ndërsa pretendojnë se greva po zhvillohet në kushte terrori. 

Gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e rëndohet, ndërkohë që dje ata kanë deklaruar se iu janë hequr ilacet dhe lëngjet, problem ky i denoncuar edhe nga Avokati i Popullit Igli Totozani. 

Mësohet se sot në mëngjes është rikthyer pranë ambienteve të grevës ish-i dënuari Agim Kollçaku, i cili mbrëmë u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. 

Sot, ai është kthyer sërish me autoambulancë para ambienteve të grevës dhe qendron aty pasi nuk lejohet nga policia të bashkohet me shokët. Ai ka deklaruar se do të ndërmarrë një akt vetëflijimi nëse nuk lejohet të kthehet në grevë.

Lajme të ngjashme

Back to top button