RDK: Kaba për Strugën

Zyrtarisht biznesmeni i njohur shqiptar Gajur Kaba do të kandidohet për kryetar komune në Strugë, në zgjedhjet lokale të marsit 2013. Kryesia e degës së RDK-së në Strugë, konfirmoi lajmin pasi që sonte në mbledhjen e tyre unanimisht kishin vendosur që Kaba të jetë aduti i tyre për garrën e Strugës. 

“Dega RDK-së në Strugë, vlerëson se z.Kaba është personi i cili  garanton kandidaturë të denjë  për kryetar të Strugës. Kjo duke u bazuar në autoritetin e tij, suksesin që ka treguar si dhe mbështetjen  e gjerë që e gëzon në Strugë me rrethinë. Ai është bindshëm kandidati më serioz krahasuar me kandidaturat tjera të promovuara ose të përmendura nga partitë tjera për Strugën”, theksoi Ardian Demiri – kryetar i degës së RDK-së në Strugë.

Kanidati i porsazgjedhur Gajur Kaba, falënderoi të pranishmit për besimin dhe mbështetjen e dhënë, duke u shprehur se do të jep kontributin maksimal për të korr fitore në zgjedhjet e radhës. 

“Do të jap maksimumin që të fitojmë në zgjedhjet e radhës dhe të nxjerrim Strugën nga prapambetja , e cila është zhytur nga keqmenaxhimi në tetë vitet e kaluara”, theksoi mes tjerash pas nominimit z.Kaba.

Në mbledhjen e kryesisë së degës në të cilën u mor vendimi për kandidat për kryetar komune të Strugës në zgjedhjet lokale të vitit 2013, krahas anëtarëve të kryesisë, të pranishëm ishin edhe aktivistë dhe simpatizues të RDK-së në Strugë.

Gajur Kaba është biznesmen i njohur në Strugë e më gjerë dhe pronar i hotelit ”Diplomat” në Veleshtë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button