U martua princi i fundit beqar në Evropë (VIDEO)

Me martesë përallore u përmbyll ceremonia dyditore festive me rastin e dasmës së Princit të Luksemburgut Guillaume dhe konteshës belge Stephanie de Lannoy.

Vëmendje të veçantë në këtë ngjarje tërheq dhëndëri 30-vjeçar, i cili ishte Princi i fundit beqar në Evropë.  Përfaqësues të familjeve mbretërore evropiane si dhe qytetarë të zakonshëm ndoqën ceremoninë në katedralen Notre Dame, një ditë pasi çifti lidhi kurorë në një tjetër ceremoni civile. 

Shampanjë e llojit të kufizuar, çokollata dhe ëmbëlsira të tjera kanë mbushur vitrinat e dyqaneve të qytetit, bashkë me postera që tregojnë çiftin e sapomartuar. 

Mbi 120 media ndërkombëtare kanë kërkuar akreditimin për këtë ngjarje, përfshirë këtu kanale televizive dhe gazeta nga Kina, Maroku, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button