Vendoset gurthemeli i shkollës së Kapaçindollit

Me një cereomoini solemne sot kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi i shoqëruar nga Zv/ministri i arsimit, Safet Neziri dhe drejtori i shkollës fillore “Pashko Vasa” Nuredin Ismaili vendosën gurthemelin për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Kapaçindoll të komunës së Zhelinës.

Izairi në fjalimin e tij tha se komuna ka bërë përpjekje maksimale që të sigurojë kushte më të mira për të gjithë nxënësit e kësaj ane pa marrë parasysh se sa nxënës ka në shkollë apo se cilit fshat i takon. 

“Un si kryetar komunë jam përpjekur maksimalisht të punoj për ngritjen e nivelit të arsimit” tha kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi.

Ndërsa Zëvendës ministri i arsimit dhe shkencës, Safet Neziri tha se kohëve të fundit është bërë një investim i madh në rajonin e Dërvenit.

“Këta nxënës nuk i kemi veçuar nga zonat e qytetit, pasi që kemi për obligim që çdo fëmijës ti ofrojmë kushte të njëjta” tha Neziri.

Drejtori i shkollës qendrore “Pashko Vasa” , Nuredin Ismaili tha se shkolla ku kanë mësuar këto nxënës ka qenë e ndërtuar në vitin 1977 -78.

Ndryshe, shkolla e re e Kapaçindollit funksionon në kuadër të shkollës qendrore “Pashko Vasa” të fshatit Grupçin ku mësojnë 144 nxënës. Për ndërtimin e kësaj shkolle janë paraparë 12 milion denarë  dhe mëtohet vetëm ndërtimi i objektit apo karabina. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button