Shkup, mbyllet rruga Boris Trajkovski/Përvomajska

Qyteti i Shkupit, i informon qytetarët se në periudhën prej 20 dhe 21 tetor (e shtunë dhe e diel), do të kryhen aktivitete ndërtimore në rrugën “Boris Trajkovski” (rruga e mëparshme “Prvomjaska”) prej te udhëkryqi me rrugën “Ivan Kozarov” deri te trami i vjetër hekurudhor.

Gjatë realizimit të aktiviteteve ndërtimore, në pjesën e lartpërmendur të rrugës do të ketë ndërprerje të plotë të komunikacionit dhe i njëjti do të rikahëzohet në drejtim edhe atë kah Draçeva do të rikahëzohen nëpër rrugët “Anton Popov” , “Dimo Haxhi Dimov” dhe “Heronjtë e popullit” ndërsa në anën e kundërt rikahëzimi bëhet kah Qendra nëpër rrugët “Heronjtë e popullit”, “Dimo Haxhi Dimov” dhe rrugës “Anton Popov”.

Autobusët e transportit publik me linjet numër „4“,„4-?“,, të rikahëzohen në rrugët “Anton Popov”, “Dimo Haxhi Dimov”, ” dhe “Heronjtë e popullit”, ndërsa autobusët e linjeve me numër „41“, „31“, „51“, „51-?“, „58“, „67“, „70“, „74“ dhe„73“, në drejtimin kah Draçeva do të rikahëzohen në bulevardin “Nikolla Karev” , “Brigada e tretë maqedonase” dhe “Serbija”. 

Në drejtimi e kundërt nga Kisella Voda (Usje) kah Qendra autobusët e linjeve me numër. „4“ ? „4-?“ do ta shfrytëzojnë korsinë përgjatë rrugës “Heronjtë e popullirt” , “Dimo Haxhi Dimov” dhe “Anton Popov” , ndërsa autobusët e tjerë në këtë pjesë të qytetit edhe atë me numër: „41“,„31“,„51“, „51-?“,„58“,„67“„70“,„74“ dhe „73“ do të ridrejtohen nëpër “Serbija”, bulevardin” Brigada e tretë maqedonase” dhe bul. “Nikolla Karev” dhe vazhdojnë në Qendrën Transportuese.  

Gjatë kohës të regjimit të përkohshëm të komunikacionit, luten të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë regjimin e vendosur të përkohshëm dhe ta respektojnë sinjalizimin e vendosur aty./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button