Manteli i bardhë i doktorit, i bërë pis

Sot, e këta ditë me radhë,  u ndjeva e poshtëruar të jem MJEK , u ndjeva e tepricë humanë në këtë vend. Sot nuk vesha me entuziazmin e përhershëm mantelin e bardhë të mjekut si përditë, më dukej më i ndyrë e pa vlerë. Oborrit të spitalit lexoja fytyra të dëshpëruara mjekësh, ishte përlyer MANTELI I BARDHË, ishte torturuar pasioni prej doktori, ishte poshtëruar dinjiteti i tyre human nga duart e atyre për të cilët ata zgjohen dhe mendojnë përditë, ata pra PACIENTËT , që ne i shikuam të shenjtë, e ata nuk na panë si të tillë, por na emëruan ARMIQ. Sot, kur kuptova që një dorë banditë e pandërgjegjshme ishte ngritur mbi Doktorin e nderuar të vendit tim D-r Fatmir Ferati, doktorit gjigant me mendje të artë, të rrallë e të ndritur profesionale( enciklopedi më vete) që vazhdon të mbetet referencë e mjekëve në kurthet diagnostike.

Mjekut që kishte refuzuar të punonte në klinikat prestigjioze Turke e Gjermane e Europiane, për ti dhënë eksperiencën e rrallë profesionale vendit të
tij të lindjes Tetovës, jo si i vetëm por me gjithë avangardën e tij familjare. Sot un i bëra një pyetje vetes, që s’ia kisha bërë kurrë: A ja vlen të jesh MJEK në këtë vend? Mjek që vetëm i fal sakrifica të pakthyeshme kësaj kohe e këtij vendi dhe mer një shpërblim të tillë të pafalshëm, në çdo formë: morale, njerëzore e juridike: (Tentativë për sulm fizik).

Mjek të nderuar gjithandej e di që sot hodhët stetoskopët për tokë, dhe pyetët: A JA VLEN? Dhe prapë veshët mantelin a bardhe tanimë të NDYER dhe me shpatulla  kërrusur u shfaqët përpara pacientëve për t’iu thënë që s’jeni armiq. Edhe ju doktor i madh Ferati sot prapë kapet sondën dhe si me magji kapët atë formacionin hiperehogjenik të mistershëm ne Eko qe mbase të tjerëve do ju kishte ikur nga syri dhe SHPETUAT  përsëri një JETË( sepse vetëm atë dini të bëni) dhe si shpërblimin nuk morët falënderimin,  por tentativën për dhunë. Por ju sondën nuk do e lëshoni nga duart sepse aq sa jeni I madh si mjek, mbeteni edhe më i madh si personalitet e intelekt dhe asgjë nuk e zbeh imazhin e tuaj të lartë  prej qytetari të nderuar, sepse varg vlerash e meritash profesionale i keni dhënë këtij vendi historikisht, e ky vend e këta njerëz  nuk e meritojnë të kenë qytetarë e MJEK si ju. Sepse ky vend nuk mban dot vlerën e rëndë qytetare, intelektuale e profesionale të juajën!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button