Sektori i internetit kontribuon 2.1 miliard dollarë në ekonominë e SHBA

Studimi zbuloi gjithashtu se sektori i internetit ka rreth 6 milion punë direkte, që përbën 4% të punësimit në SHBA, ndërsa firmat e teknologjisë në SHBA kanë shpenzuar 64 milion dollarë në shpenzime kapitale.

Sektori i internetit i cili po rritet me shpejtësi, përbën 2.1 miliard dollarë të ekonomisë së SHBA për vitin 2018, ose rreth 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të shtetit.

Internet Association, një grup që përfaqëson Amazon.com Inc, Facebook Ic, Alphabet Inc, Twitter Inc, Uber Technology Inc dhe shumë firma të tjera, ka lëshuar një vlerësim pasi sektori i teknologjisë ka qenë nën kritika. Madje disa ligjvënës bëjnë thirrje për shpërbërjen e firmave të mëdha dhe rinovimin e kontrollit të antitrustit, transmeton PCWorld Albanian.

Studimi thotë se sektori i internetit përfaqëson sektorin e katërt më të madh të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara, pas sektorit të pasurive të patundshme, qeverisë dhe prodhimit.

Vitin e kaluar, prodhimi numëronte rreth 2.3 miliard dollarë në PBB e SHBA.

Studimi zbuloi gjithashtu se sektori i internetit ka rreth 6 milion punë direkte, që përbën 4% të punësimit në SHBA, ndërsa firmat e teknologjisë në SHBA kanë shpenzuar 64 milion dollarë në shpenzime kapitale.

Sipas studimit, sektori i internetit mbështet në mënyrë indirekte 13 milion punë të tjera.

Byroja e Analizave Ekonomike e SHBA-ve në Prill vlerësoi se “ekonomia dixhitale” zinte 6.9% të PBB-së së SHBA për vitin 2017, ose 1.35 miliard dollarë, duke e vendosur atë në vendin e shtatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button