Qeveria shkel 70 për qind të rasteve sociale, shqiptarë kryesisht

Avazi diskriminues i shqiptarve ska të ndalur. Derisa rreth 70 për qind e shfrytëzuesve të ndihmës sociale në Maqedoni janë shqiptarë, shteti vazhdon të ndajë banesa sociale nëpër qytetet kryesisht të banuara me popullatë Maqedonase.

Në fillim të këtij muaji Ministria për Transport dhe Lidhje, ka shpallur konkurs për ndarje të 130 banesave sociale në Manastir dhe Berovë.

Edhe pse Portalb insistoi të merr përgjigjen se në bazë të cilave kritere vendoset ku të ndërtohen dhe ndahen këta banesa as zëvendës ministri shqiptar Tahir Hani e as zëdhënësi i MTL-së, Dragan Simonovski, nuk e panë të arsyeshme të përgjigjen.

Portalb, jo zyrtarisht merr vesh se 60-70 për qind nga numri i përgjithshëm i rasteve sociale në Maqedoni që është  rreth 40 mijë, i takojnë popullatës shqiptare.

Megjithëse, zyrtarisht nga zëdhënësi i Ministrisë së Punës dhe Politikës sociale, Davor Politov, mësuam se nuk kan të dhëna për numrin e shfrytëzuesve të ndihmës sociale në bazë përkatësie etnike, gjinore apo moshe.

“Informacioni të cilin mund tua siguroj për moment është se në MPPS kemi të regjistruar rreth 39 mijë shfrytëzues të ndihmës sociale, por për të dhëna strukturore sic janë në bazë të nacionalitetit, moshës apo gjinisë nuk kemi të dhëna të tilla. Për momentin po e përpunojmë këtë përmbajtje, dhe ndoshta me Modelin Statistik do të dalim gjatë javës së ardhshme ku do të na jep një program kompjuterik me të dhëna se sa shfrytëzues të ndihmave sociale kemi në bazë gjinore, cilit nacionalitet i takojnë apo edhe cilës moshë, do të thotë analizë detajore” tha Politov.

Ndryshe, në konkursin e MTL të shpallur ditë më parë 78 banesa sociale ndahen në Manastir dhe 51 në Berovë, ndërsa bazuar në planin qeveritar, nga 2007-ta deri në vitin 2011, shteti ka ndërtuar 750 banesa sociale, asnjë prej tyre në qytetet e banuara me më shumë shqiptarë.

Me këtë në  Shkup janë ndërtuar 102 banesa sociale, në Ohër 71, në Kërçovë 32, Kamenicë 430 banesa sociale, Koçan 29 banesa sociale, në Kavadarci 30 banesa sociale dhe në Kriva Pallankë 46 banesa sociale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button